10
33
20
Pandemia me COVID-19 ishte testi më serioz për sistemin tonë shëndetësor. Në kushtet më të vështira të krizës botërore, treguam se si duhet të punohet dhe si mund të krijohet besim më i madh i qytetarëve në punonjësit shëndetësor dhe sistemin shëndetësor. Shumicë e konsiderueshme e qytetarëve të vendit janë të kënaqur nga mënyra se si menaxhohej kjo krizë – rezultat të cilin askush nuk e ka shënuar që nga pavarësia jonë.
Në kohën e duhur sollëm masa shëndetësore, për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve. E përforcuam kapacitetin dhe koordinimin e sistemit shëndetësor përmes ndërtimit të spitalit mobil, digjitalizimit të shërbimeve, ri-pajisjen e klinikës për sëmundje infektive, rishpërndarjen e stafit shëndetësor, rritjen e kapaciteteve për testim dhe edukim të punonjësve shëndetësorë në kohë të duhur.
Sistemi shëndetësor dhe punëtorët janë të gatshëm për valën e radhës të mundshme të koronavirusit. Kontribuojmë 33 milion euro në njësitë e kujdesit intensiv. Vazhdojmë të investojmë në shëndetin publik.
Në periudhën vijuese:
- E zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve, ilaçet me recetë do të vazhdojnë të jenë në dispozicion për të gjithë, çdo ditë të muajit, në çdo vendbanim.
- Kohën e përgjigjes së ndihmës së shpejtë e ulim në 10 minuta në qytet dhe 20 minuta në zonat rurale.
- Ofrojmë tre herë më shumë specializime.
- Do të vazhdojmë me punësimin e mjekëve dhe infermierëve në shëndetin publik, të cilin tashmë e kemi përforcuar me 780 mjekë të rinj dhe 1000 infermierë.
- Me aplikacionin “Shëndet për të gjithë” do të shkurtohet koha e “shëtitjes” së pacientit prej tek specialisti deri në
- Shkupi fiton qendër klinike të re.
- Ohri, Tetova dhe Strumica fitojnë qendra shëndetësore rajonale moderne.
- duke rinovuar hyrjet dhe departamentet për pranimin e pacientëve në spitalet.
Jemi duke inkuadruar shëndetësi plotësisht elektronike, pa përdorimin e letrave dhe formave të dokumenteve.
MUNDEMI EDHE MË SHUMË EDHE MË MIRË!



KUJDES PËR TË GJITHË!
Përpiqemi që të gjithë të kenë dhe të gëzojnë të drejta të barabarta.

REND, DISIPLINË DHE DREJTËSI!
Gjykatësit të cilët vjetërojnë lëndë do të shkarkohen automatikisht.

TË GJITHË PËR EKO SHTET!
Tre herë më shumë gjoba për fabrikat që nuk i plotësojnë standardet ekologjike.

MUNDEMI EDHE NË BE!
Prej fondeve evropiane sigurojmë 2.5 miliardë euro për Maqedoninë e Veriut
pdf (1.2mb)