5%
nga vendimet gjyqësore kalojnë në revizion

20%
ulje të
administratës shtetërore

0
denarë për shpenzimet e rrugës për deputetët

Nuk ka më prolongim. Gjyqësori duhet të pastrohet prej gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Nuk ishte lehtë, por më në fund janë krijuar të gjitha kushtet, të gjitha shtrëngesat nga shteti i robëruar janë larguar. Ligji për Prokurorinë publike garanton që politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet gjyqësore, ndërsa të gjitha lëndët për korrupsion të lartë duhet të zgjidhen në gjykatë. Gjykatësit dhe prokurorët kanë për obligim të ushtrojnë sundim të ligjit në të cilin ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka më raste të montuara, nuk ka më viktima nga regjimi.

Vijon pastrim në gjyqësor!

  • Gjykatësit të cilët i vjetërsojnë lëndët do të shkarkohen automatikisht.
  • Fillon shqyrtim i detajuar të pasurisë së patundshme të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  • Shqyrtim themelor i 5% të të gjitha vendimeve gjyqësore në 5 vitet e fundit, sipas rastësisë.

Rend dhe disiplinë në të gjitha institucionet!

Ata të cilët i drejtojnë institucionet në emër të qytetarëve duhet të jenë të përgjegjshëm, transparent dhe të sinqertë.

  • E bëjmë të obligueshme me ligj të bëhet publike çdo shpallje e shpenzimeve zyrtare të të gjithë funksionarëve në qeverisjen ekzekutive, lokale dhe gjyqësore.
  • Sanksione për udhëheqësit për të cilët është vërtetuar se nuk punojnë ndershëm.

Korrupsioni është armik i qytetarëve dhe institucioneve, nevojitet luftë e përbashkët.

  • Shpërblim për qytetarët paditë për korrupsion të të cilëve do të rezultojnë me hapje të lëndëve.
  • Mbikqyrje elektronike të lëndëve të cilat dalin nga paditë për korrupsion.

Zëri i qytetarit duhet të dëgjohet.

  • Çdo institucion shtetëror do të caktojë ditë të hapur për qytetarët, së paku katër herë në vit.
  • Do të ndëshkohet për çdo kërkesë të pa përgjigjur.
  • Kyçim peticione elektronike. Institucionet duhet të veprojnë kur të bashkohet zëri i qytetarëve.

Administrata duhet të ju shërbejë dhe jo të jetë barrë për qytetarët.

  • Jemi duke ulur administratën për 20%. Në administratë do të punojnë ata të cilët do të ju shërbejnë qytetarëve. Për të tjerët gjithmonë do të ketë vend në sektorin privat i cili kërkon punëtor më shumë.

I ndalojmë shpenzimet rrugore të deputetëve në Kuvend.

  • Sistemi i shpenzimeve rrugore tregoi mundësi për keqpërdorime dhe seriozisht e uli besimin e qytetarëve në përfaqësuesit e tyre. Këtë duhet ta ndryshojmë dhe padyshim në këtë temë politika e ndryshimeve graduale nuk e dha rezultatin e dëshiruar. Prandaj, sistemin do e ndryshojmë nga rrënja. Asnjë deputet nuk do të fitojë shpenzime rrugore për udhëtim prej Shkupit në shtëpi. Kuvendi do të sigurojë banesa prej rreth 50 m2 për çdo deputet që të mund të qëndrojë në kryeqytet gjatë javës.

MUNDEMI EDHE MË SHUMË EDHE MË MIRË!