KEMI PLAN TË QARTË PËR KATËR VITET E RADHËS

Ne ofrojmë ekonomi të re zhvillimore të vendit, të bazuar në teknologji të reja, qëndrueshmëri dhe kapital njerëzor. Model i cili do të mbrojë vendet e punës të qytetarëve, do të gjenerojë paga më të larta dhe vende më të mira të punës. Model i cili jep shanse të reja dhe më të mira për të gjithë. Model i cili ofron qëndrueshmëri për fëmijët tanë dhe brezat e ardhshme.

Krijojmë shtet me njerëz të lirë dhe të përgjegjshëm. Burra dhe gra që flasin gjuhë të ndryshme, besojnë në gjëra të ndryshme, jetojnë në mënyra të ndryshme, por pajtohen se shteti u takon të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe se përgjegjësia është e përbashkët.

Shteti ynë i zgjidh problemet në mënyrë efikase dhe të drejtë. Siguron respektimin e ligjeve dhe dënim jo seleksionues të krimit. Bëjmë konsensus për çështjet strategjike e cila është sfidë për angazhimin dhe përfshirjen e të rinjve.

Programi i detajuar

600
mil. euro mbështetje për investimet e huaja dhe të vendit

33 
milion euro për repartet e kujdesit intensiv

10700
denarë
pension
minimal

80% 
të kapitujve për integrimin në BE do i

260 км
ndërtim i autostradave

40% 
rritje të rrogës minimale

34000
amvisëri do të pranojnë ndihmë minimale të garantuar

200 
milion euro në vit për bujqësi dhe zhvillim rural

60000
amvisëri
fitojnë eko
inverter falas

100 
milion euro subvencione për filtra të kapaciteteve industriale

2,5
miliard euro
nga fondet
evropiane

0 
denarë për shpenzimet e rrugës për deputetët

Shtet i qëndrueshëm me ekonomi zhvillomore dhe konkuruese

Krizën e shkaktuar nga koronavirusi e pamë si një mundësi për transformim të shpejtë të ekonomisë sonë. Për qytetarët dhe kompanitë, në kohë të duhur krijuam masa për ballafaqim me efektet ekonomike nga kriza. Kemi shtet i cili i mbron vendet e punës. Ekonomia e re e vendit krijon vende të reja të punës për të gjithë qytetarët. Ne jemi shtet me jetesë të përshtatshme e cila kujdeset për të gjithë dhe në të cilin të gjithë kemi të ardhura. Ndërtojmë sistem i cili i mbron punëtorët dhe në të cilin puna e punëtorëve vlerësohet dhe paguhet. Paga nga e cila na mbetet edhe për jetesë. Ndërtojmë shtet në të cilin të rinjtë mbesin këtu, kontribuojnë dhe përparojnë. Shtet në të cilin të rinjtë e shohin ardhmërinë e tyre. Shtet i cili investon në të rinjtë dhe i zhvillon krah për krah me bashkëmoshatarët e tyre nga Evropa.

Shtet me system shëndetësor evropian i përkushtuar në nevojat e qytetarëve

Kontribuojmë në shëndetësinë, prandaj kemi sistem shëndetësor në  të cilin shërbimet janë në dispozicion për të gjithë. Mjekët dhe punonjësit e mjekësisë janë të motivuar të kujdesen për shëndetin e qytetarëve, ndërsa shërbimet shëndetësore i fitojnë të gjithë, në mënyrë të barabartë shpejtë dhe me cilësi të lartë. Kapacitetet në shëndetësi, qendrat klinike, spitalet dhe ambulancat janë në zhvillim të vazhdueshëm.

Shtet ligjor dhe i drejtë

Jemi duke larguar plotësisht gruevizmin dhe mbetjet e tij në gjyqësor. Gjithë fuqinë dhe energjinë e investojmë në vënien e rendit, një herë e përgjithmonë. Krijojmë një shtet në të cilin ndëshkohen fajtorët ndërsa të drejtët përparojnë.

 

 

Shtet evropian, anëtare e NATO-s, krah për krah me më të fuqishmit

Ne jemi NATO. E siguruam ardhmërinë e atdheut tonë. Sot jemi të qëndrueshëm dhe të sigurt. Nuk jemi më vetëm, jemi pjesë e një aleance të madhe që na mbron dhe në të cilën dëgjohet zëri ynë. Evropianizimi na sjell rend, disiplinë, ndryshim dhe ardhmëri. E sjellim Evropën në shtëpi.

Ekologjike e gjelbër

Ndërmarrim hapa të guximshme për mbrojtjen e natyrës. E pastrojmë tokën, ujin dhe ajrin nga pakujdesia. Investimi në qëndrueshmërinë ekologjike është investim në ardhmërinë. E ndryshojmë ndotjen me energji diellore dhe gaz.

E digjitalizuar

Ylli Ballkanik udhëheqës në digjitalizim. Ndërtojmë infrastrukturë digjitale e cila do të lartësojë shtetin mes atyre konkurruese, moderne. Është koha për revolucion të ri, revolucion digjital. I kursejmë kohën dhe paratë e qytetarëve duke i dërguar sportelet në histori.

Inovative, për të rinjtë

Krijojmë mjedis në të cilin të rinjtë do i forcojnë aftësitë sipërmarrëse, të inovacionit dhe kreativitetit. Shoqëro e cila inkurajon përdorimin e talenteve dhe shkathtësive për përmirësimin e shoqërisë.

MUNDEMI EDHE MË SHUMË EDHE MË MIRË!