600
Milion euro mbështetje për investimet e huaja dhe të vendit

200
milion euro
në vit për bujqësi dhe zhvillim rural

10700
denarë
pension
minimal

3%
rënie
të papunësisë

260 км
ndërtim i autostradave

40%
rritje të rrogës minimale

15000
euro për të rinjtë dhe gratë që të fillojnë bizneset e tyre

950 км
ndërtim i
rrugëve
lokale

300 км
ndërtim
i rrugëve
të shpejta

LSDM arriti për më pak se 3 vite të shpëtojë shtetin nga shkatërrimi financiar në të cilin ishte lënë. E ngritëm ekonominë në kohën kur sigurohej liria në shoqërinë dhe kur adresoheshin çështjet kyçe strategjike për shtetin. E ngritëm ekonominë derisa ndërtonim sistem dhe derisa i zgjidhnim çështjet e rëndësishme të zvarritura brez pas brezi.

Ngritëm ekonominë në kushte të pandemisë globale. Me sukses u ballafaquam edhe me efektet ekonomike të krizës nga korona. Vetëm disa ditë nga shpallja e pandemisë e sollëm pakon e parë me masa ekonomike për sektorët më të goditura nga kriza me koronavirusin. Menjëherë pastaj vijuan edhe dy pako me masa ekonomike dhe investime kapitale në konsumin publik në vlerë prej 1,1 miliard euro, që është pothuajse 10% nga bruto prodhimi vendor. Luftojmë për çdo vend të punës, për çdo kompani. Parashikimet e Bankës Botërore vërtetojnë se vendi ynë më mirë ballafaqohet me goditjet nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi, në krahasim me të gjithë vendet e rajonit.

U vendosëm për transformim të shpejtë dhe rritje të konkurrencës të ekonomisë së vendit. Me masat ekonomike i ruajtëm vendet e punës të qytetarëve tanë, krijojme edhe të reja. Plotësisht jemi të përqendruar në qëllimin tonë kryesor – uljen e papunësisë dhe rritjen e pagës mesatare minimale. Standard më i mirë për të gjithë qytetarët.

Në mandatin e ri edhe më shumë i mbështesim kompanitë vendase, ndërsa me anëtarësimin në NATO në numër rekord sjellim investime të huaja. 

  • Deri në fund të mandatit, do ta kthejmë ekonominë tonë në rritje të qëndrueshme dhe solide prej 4%.
  • Krijojmë vende të reja të punës përmes transformimit të shpejtë të ekonomisë së vendit.
  • Shuma e investimeve të huaja prej të paktën një miliard euro për 4 vite, të bazuara në inovacione, nivel i lartë i finalizimit të prodhimeve dhe shërbimeve dhe qëndrueshmëri të bizneseve.
  • Mbështetje për investime vendase dhe të huaja në shumë prej 600 milion euro: 300 milion nga fondet e vendit dhe 300 milion euro shtesë nga fondet evropiane që po hapen.
  • Deri sa zgjatë kriza, marrim për detyrim të ruajmë pagën minimale në vlerë prej 14.500 denarë ndërsa pas përfundimit të krizës, LSDM do të sigurojë rritjen e pagës minimale deri në 40% deri në fund të mandatit,
  • Paga mesatare deri në fund të mandatit do të rritet deri në 30%.
  • Vazhdojmë ti mbrojmë vendet e punës, ndërsa pas përfundimit të krizës dhe fundit të mandatit do të vazhdojmë ta ulim nivelin e papunësisë prej 3% në vit, ashtu e bënim edhe në tre vitet e kaluara. Qëllimi ynë, pas përfundimit të krizës, do të jetë papunësi një shifrore.
  • Investojmë 2 milion denarë të reja në masat aktive për mbështetjen e punësimit dhe vetë-punësimit.
  • Subvencione për kontribute për të gjitha kompanitë që do të rrisin pagat nga 600 në 6.000 denarë për punonjës.
  • Do të vazhdojnë të rriten pagat në arsim dhe shëndetësi.
  • Deri në vitin 2023 tatimi personal në IT industrinë e ulim deri në 0%.
  • Subvencionim prej 49% të trajnimeve për rikualifikim dhe arsim joformal.
  • Kthim i plotë i tatimit personal për trajnim, trajnim shtesë dhe rikualifikim.
  • Fonde të pakthyeshme prej 5.000 deri në 15.000 euro për të rinj dhe gra për hapjen e bizneseve personale në të cilat shteti merr përsipër pjesën më të madhe të rrezikut në rast të dështimit.
  • Kthim i taksës personale për të gjithë punonjësit e rinj deri në 29 vjet në dy vitet e para. Paratë do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë e të rinjve.
  • Rritje e re e pensionit minimal prej më së paku 10.700 denarë për të gjithë.
  • Mbështetje financiare vjetore prej 200 milion euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
  • Naftë „e gjelbër“ falas deri në 2024 për të gjithë bujqit.
  • Dy herë më shumë para për kthim të tatimit personal për bujqit.
  • Rritje të mbështetjes së grave që merren me bujqësi për 20% në vit.
  • Trajnim falas për fermerë për shfrytëzim më efikas të mjeteve nga IPARD.
  • Ndërtim i autostradave prej 260 km. Ndërtimi i rrugëve të  shpejta prej 300 km. Ndërtimi i rrugëve lokale prej 950 km. Rehabilitohen 1500 rrugë ekzistuese.
  • Ndërtimi i 500 km të reja për ujësjellës dhe kanalizime, për të cilat do të sigurojmë 100 milion euro për të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

MUNDEMI EDHE MË SHUMË EDHE MË MIRË!