34000
amvisëri do të pranojnë ndihmë minimale të garantuar

15%
shtesa më
të larta
për kufizim

7500
vende të reja për fëmijët në kopshtet për fëmijë

Treguam se shoqëria dhe qytetarët tanë mund të jenë solidar dhe të kujdesshëm. Treguam se mund të ndihmohet çdo individ ose bashkësi që ka nevojë për të. Të gjithë ata që janë prekur nga kriza e koronës fitojnë ndihmë institucionale dhe solidare. Kemi bërë një kthesë dhe dallohemi nga shoqëria që shkel mbi dinjitetin e njerëzve, tani jemi një shoqëri në të cilën ndihmohen të varfrit dhe të cenuarit, shtet i cili aspiron të gjithë të kenë dhe të gëzojnë të drejta të barabarta. Ne kemi thyer zinxhirin e varfërisë. Kujdesemi për shëndetin tonë, investojmë në rininë!

Ndihma sociale vazhdon të rritet!

Qëllimi ynë është që 34.000 familje të fitojnë asistencë minimale të garantuar ndërsa 65.000 fëmijë të fitojnë ndihmën shtesë për fëmijët. Ndërtojmë 777 banesa sociale për periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2022 në Shkup, Pehçevë, Vinicë, Sveti Nikollë, Veles, Gjevgjeli, Dibër, Saraj, Demir Kapi, Shtip, Prilep dhe në Koçani. Ne garantojmë të drejtën e strehimit gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi përmes parandalimit të dëbimeve me dhunë nga shtëpitë për shkak të pagesave përmbarimore ose hipotekave të aktivizuara për personat që kanë pësuar humbje financiare.

Tejkalimi i pengesave!

Shtesat për mënjanimin e kufizimeve i rrisim për 15% në vitin 2021. Deri në vitin 2024, nuk do të ketë asnjë institucion publik të pa qasshëm për personat me aftësi të kufizuara.

Puna duhet vlerësuar dhe paguar!

Kontroll i rreptë i orarit të punës dhe të drejtave të punëtorëve. E diela – ditë jo pune për të gjithë ata që duan të jenë me familjet e tyre.

50/50!

Të drejta të barabarta për gratë dhe burrat. Pagë e barabartë për gratë dhe burrat. Detyrime të barabarta për gratë dhe burrat.

Investojmë në arsim dhe më të rinjtë

7500 vende të reja për fëmijët në kopshte, të cilat do të jenë gjithëpërfshirëse dhe me efikasitet energjetik.

Kopsht falas për të gjithë fëmijët që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta!

Lidhje interneti ultra të shpejtë në të gjithë shkollat fillore, klasa interaktive, digjitalizim dhe transformim i programit mësimor.

Duke ndjekur shembullin e konviktit studentor “Goce Delçev”, deri në vitin 2024 do të rikonstruktojmë të gjitha konviktet studentore dhe do të dyfishojmë cilësinë e ushqimit.

Ushqimin e shëndetshëm me fruta dhe perime në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme e bëjmë të detyrueshme.

Hapim qendra për të rinj në të gjitha 80 bashkitë në vend.

Nëpërmjet shtesës financiare për të rinjtë dhe përmes promovimit të arsimit dual profesional të mesëm, i hapim dyert për të rinjtë të punojnë në prodhimtari, aty ku ka nevojë reale.

Inkuadrojmë arsimimin mediatik në shkolla.

MUNDEMI EDHE MË SHUMË EDHE MË MIRË!