„Mundemi“ është koalicioni më i madh, më i larmishëm dhe më i fuqishmi i cili është favoriti absolut në zgjedhjet

LSDM e udhëheq koalicionin më të madh, më të larmishëm dhe më të fuqishëm i përbërë prej 25 partive politike i cili është favorit absolut në zgjedhjet. Për herë të parë kemi koalicion ndëretnik, ndërsa 60% të kandidatëve tanë janë gra. 120 emra të qytetarëve dhe qytetareve me reputacion dhe të gatshëm të kyçen në procesin e ndryshimeve pozitive.

Të gatshëm të veprojnë për të mirën e qytetarëve dhe shtetit. Në mënyrë të hapur dhe transparente para qytetarëve, para votuesve do të dalim me lista të përbashkëta për deputet dhe tregojmë se Mundemi së bashku.

Partitë e koalicionit

E di që së bashku mundemi!

Të nderuar qytetarë,

LSDM e udhëheq qeverinë për tre vite në të cilat shteti dhe shoqëria përparojnë në çdo fushë.

Kemi bërë një kthesë për më mirë, e udhëzuam vendin në rrugë të drejtë.

I drejtuam paratë drejt qytetarëve, i ulëm kostot, u përkushtuam në rritjen e pagave dhe pensioneve. Politika ekonomike vendase është e suksesshme, e njohur dhe konfirmuar përmes të gjithë parametrave ekonomike, ndërsa nivelin e papunësisë e ulëm në minimumin historik.

Të gjitha këto i arritëm derisa i zgjodhëm çështjet e vështira të zvarritura me dekada. Sot, vendi ynë i bukur, Maqedonia e Veriut, është anëtarja e 30-të e NATO-s e përveç kësaj i fillojmë negociatat edhe me BE-në.

Sot ne po ballafaqohemi me sukses me efektet shëndetësore dhe ekonomike të koronavirusit. Kemi miratuar masa shëndetësore në kohë, ndërsa me tre pakot e masave ekonomike dhe investimet kapitale në konsumin publik, ndihma për ekonominë dhe qytetarët në këtë periudhë arrin deri në 1.1 miliard euro ose pothuajse 10% të bruto prodhimit vendor. Shteti morri përgjegjësinë për të mbrojtur të gjithë qytetarët dhe kompanitë e prekura nga kriza, për të ruajtur sa më shumë vende pune dhe që të krijojmë kushte për vende të reja të punës.

Tani është koha për nisma të reja për të cilat jemi angazhuar, para qytetarëve dhe para vetes.

 

Ne e dimë që së bashku me ju, qytetarët, mund të arrijmë edhe më shumë edhe më mirë.

Prandaj, ne e pamë këtë krizë si një mundësi të re. Mundësia për një transformim të shpejtë të ekonomisë sonë, rritjen e konkurrencës dhe me këtë më shumë vende pune për të gjithë qytetarët.

Mundemi! Edhe më shumë edhe më mirë!

Sepse dimë dhe kemi aftësi!

Kjo është ofertë e cila siguron plan për të trajtuar me sukses efektet e krizës së koronës, rritje edhe më të fuqishme ekonomike, institucione më të përgjegjshme, përparim më të theksuar, këto janë masa të cilat sigurojnë rend, drejtësi dhe disiplinë.  

Zhvillojmë shtet për një jetë dinjitoze. Investojmë në kujdesin shëndetësor të vendit. I ndihmojmë kompanitë me sukses të ballafaqohen me krizën.

Bëjmë hapa të guximshme për mbrojtjen e natyrës. Krijojmë mjedis në të cilin të rinjtë do i forcojnë aftësitë sipërmarrëse, të inovacionit dhe kreativitetit. Jemi shtet i cili inkurajon përdorimin e talenteve dhe shkathtësive për shoqëri më të mirë. Këtë e dimë dhe kemi aftësi ta bëjmë!

U anëtarësuam në NATO – mundemi edhe në BE! Kjo do të thotë një ardhmëri më e sigurtë për ne dhe për fëmijët tanë dhe zhvillim të shpejtë ekonomik, sepse fitojmë qasje në treg në vlerë prej 4 miliardë euro në vit.

Ne kemi këtë – zgjidhje për të gjithë qytetarët, zgjidhje për të ardhmen.

Këto janë përpjekje dhe vlera për të cilat për here të parë të gjitha bashkësitë etnike u bashkuan. Maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, vllehët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët qëndrojmë BASHKË pas Programit që sjell edhe më shumë edhe më mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Kjo është një qasje e ndershme e përgjegjshme dhe ekonomike, e njohur, autentike, model vendas për përparim.

Për më pak se 3 vite, krijuam mundësi që të çojmë vendin me vite drite përpara. E shfrytëzuam!

Tani ju keni mundësinë të vendosni me votën tuaj, shkojmë përpara ose kthehemi prapa.

Ju inkurajoj të zgjidhni mundësinë për një të ardhme më të ndritshme. Jam i bindur në vizionin tuaj, sepse e di që së bashku mundemi!

Me respekt,

Zoran Zaev