60000
100
3
I angazhojmë të gjitha kapacitetet, ndërtojmë eko-shtet. Të gjitha institucionet, të gjithë nëpunësit civil, të gjithë studentët dhe nxënësit, të gjithë qytetarët, të gjithë kyçemi për pastrimin e atdheut. Së bashku kujdesemi për ajrin e përbashkët, ujërat dhe për tokat.
Kontrolle të rrepta dhe dënime të larta për ndotësit!
Policia komunale në secilën komunë dhe mbikëqyrja 24-orëshe e shërbimeve të inspektoratit. Tre herë më shumë inspektorë të mjedisit. Tre herë më shumë gjoba për fabrikat që nuk i plotësojnë standardet ekologjike. Dënime të dyfishta për qytetarët që ndotin. Kontroll i rreptë i qendrave për shërbim teknik të automjeteve. Kontroll me dron për të parandaluar krijimin e deponive të reja të paligjshme ose djegien e deponive dhe mbeturinave.
Eko-amvisëri dhe eko-fabrika!
60.000 familje në katër vitet e ardhshme do të fitojnë invertor falas për të ndaluar përdorimin e lëndëve djegëse fosile. 100 milion euro subvencione në katër vitet e ardhshme për filtra me kapacitete industriale. Subvencione për panele diellore, kyçje në ngrohje qendrore dhe për blerjen e filtrave për oxhaqet e shtëpisë. E sjellim gazin në shtëpi. E ndalojmë taksën për importin e automjeteve elektrike dhe me hidrogjen.
Institucione që nuk ndotin!
Të gjithë institucionet e shtetit do të lidhen me burime të pastra të energjisë termike deri në vitin 2022. Ndryshim gradual i parkut automobilistik të institucianëve me eko-automjete.
Të gjithë jemi përgjegjës për mjedisin jetësor!
Inkuadrojmë orë mësimore të detyrueshme të higjienës në arsimin fillor.
E ndërpresim përdorimin e qeseve të plastikës dhe tubave plastike.
Aksione masive për pastrimin dhe mbjelljen e pyjeve duke angazhuar institucionet dhe qytetarët.
MUNDEMI EDHE MË SHUMË EDHE MË MIRË!



KUJDES PËR TË GJITHË!
Përpiqemi që të gjithë të kenë dhe të gëzojnë të drejta të barabarta.

REND, DISIPLINË DHE DREJTËSI!
Gjykatësit të cilët vjetërojnë lëndë do të shkarkohen automatikisht.

TË GJITHË PËR EKO SHTET!
Tre herë më shumë gjoba për fabrikat që nuk i plotësojnë standardet ekologjike.

MUNDEMI EDHE NË BE!
Prej fondeve evropiane sigurojmë 2.5 miliardë euro për Maqedoninë e Veriut
pdf (1.2mb)